Ndërlidhjet

BE nis bisedimet për krizën me migrantë


Refugjatë nga Lindja e Mesme në Preshevë
Refugjatë nga Lindja e Mesme në Preshevë

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian kanë nisur bisedime urgjente për krizën e migrantëve në Evropë.

Bisedimet vijnë një ditë pasi Gjermania ka rikthyer kontrollin në kufirin me Austrinë për të frenuar fluksin e migrantëve.

Ministrat po bëjnë përpjekje të tejkalojnë mospajtimet për sistemimin e tyre.

Bisedimet në Bruksel do të fokusohen në një plan të Komisionit Evropian për shpërndarjen e 160,000 refugjatëve në gjithë BE-në, duke u bazuar në kuota të detyrueshme.

Para nisjes së takimit, policia hungareze ka thënë se një rekord prej 5,809 migrantësh kanë hyrë në Hungari më 13 shtator.

Nga nesër, në Hungari hyn në fuqi një ligj i ri, në bazë të të cilit, të gjithë njerëzit që kalojnë ilegalisht kufirin mund të arrestohen.

Sllovakia ka thënë sot se ka rikthyer kontrollet në kufijtë e saj me Hungarinë dhe Austrinë, për shkak të krizës.

XS
SM
MD
LG