Ndërlidhjet

Dhuna në Siri: 20 të vrarë në qytetin Hasakeh


Siri - foto arkivi
Siri - foto arkivi

Dy makina bombë në qytetin Hasakeh të Sirisë kanë vrarë së paku 20 persona dhe kanë plagosur 40 të tjerë.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut ka thënë se së paku njëri nga sulmet ka pasur në shënjestër forcat kurde të sigurisë.

Pamjet televizive kanë treguar ndërtesa të shkatërruara nga sulmet.

Në muajin qershor, Kombet e Bashkuara kanë thënë se rreth 50,000 njerëz janë zhvendosur brenda qytetit Hasakeh, pas një ofensive të militantëve të Shtetit Islamik atje.

Gjatë katër vjetëve të konfliktit të armatosur, mbi 200,000 sirianë kanë humbur jetën dhe 11 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë.

XS
SM
MD
LG