Ndërlidhjet

logo-print

Vendet e BE-së sfidojnë marrëveshjen për lëvizje të lirë


Gjermani

Gjermani

Austria është duke shpërndarë trupat për të ndihmuar në trajtimin e fluksit të migrantëve.

Autoritetet kanë thënë se do të forcojnë edhe kontrollet në kufi me Hungarinë.

Ky veprim vjen pasi Gjermania ka vendosur kontrolle në kufirin e saj me Austrinë.

Sllovakia dhe Holanda janë vendet e fundit që kanë shpallur po ashtu kontrolle të tilla.

Këto masa sfidojnë marrëveshjen për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian.

Ministrat e Brendshëm të BE-së, ndërkohë, kanë nisur bisedime urgjente në Bruksel për krizën e migrantëve në Evropë.

Bisedimet do të fokusohen në një plan të Komisionit Evropian për shpërndarjen e 160,000 refugjatëve në gjithë BE-në, duke u bazuar në kuota të detyrueshme.

XS
SM
MD
LG