Ndërlidhjet

Prova të reja në rastin kundër FIFA-s


Ilustrim

Ilustrim

Prokurori i përgjithshëm i Zvicrës, Michael Lauber, ka thënë se disa prona dhe apartamente në Alpet zvicerane janë sekuestruar, në kuadër të hetimeve për korrupsion në Federatën Botërore të Futbollit (FIFA).

Lauber ka thënë se janë mbledhur prova të mëtejshme dhe se 121 llogari bankare janë sjellë në vëmendjen e hetuesve.

Prokurorja e përgjithshme e Shteteve të Bashkuara, Loretta Lynch, ka thënë se autoritetet amerikane kanë zgjeruar hetimin në FIFA, së bashku me autoritetet zvicerane, dhe se presin arrestime të tjera në “bazë të provave të reja”.

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, i cili thotë se është “i pastër”, ka thënë se do të japë dorëheqje në muajin shkurt, për shkak të akuzave për ryshfet të vazhdueshëm brenda FIFA-s.

Deri më tash, Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngarkuar 14 persona me akuzat për marrje ryshfeti.

XS
SM
MD
LG