Ndërlidhjet

BE pajtohet për sistemimin e 32,000 refugjatëve


Austri
Austri

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian, gjatë takimit në Bruksel, kanë rënë dakord për sistemimin e fillimisht 32,000 refugjatëve, që aktualisht ndodhen në Itali dhe Greqi, në vende të tjera të BE-së.

Shifra është më pak se 40,000 sa ka kërkuar Komisioni Evropian në muajin maj dhe shumë më pak se 160,000 – për sa ka bërë thirrje presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, javën e kaluar.

Më 9 shtator, Juncker ka shpallur një plan emergjent për trajtimin e fluksit më të madh të migrantëve dhe azilkërkuesve në Evropë qysh nga Lufta e Dytë Botërore.

Sot, ai u ka bërë thirrje ministrave të Brendshëm të BE-së që të miratojnë programin e detyrueshëm për sistemimin e 160,000 refugjatëve në gjithë BE-në.

Programi përfshin kuota të detyrueshme për numrin e refugjatëve që secili vend i BE-së duhet të pranojë.

Franca dhe Gjermania, destinacionet kryesore për shumë migrantë, i mbështesin kuotat.

Por, disa vende të BE-së e kundërshtojnë sistemin e detyrueshëm, në mesin e tyre: Republika Çeke, Sllovakia dhe Hungaria.

XS
SM
MD
LG