Ndërlidhjet

Pentagoni: Rusia po shton praninë në Siri


Latakia, Siri

Latakia, Siri

Pentagoni ka thënë se lëvizjet e fundit të Rusisë në një aeroport në Siri sugjerojnë se ajo po planifikon të ndërtojë një bazë për operacione ajrore atje.

“Kemi parë lëvizje të njerëzve dhe gjëra që tregojnë se ata planifikojnë ta përdorin atë bazë atje, në jug të Latakias, për operacione ajorore”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis.

Davis nuk ka dhënë detaje specifike për raportet e inteligjencës amerikane.

Rusia, aleate kryesore e presidentit sirian, Bashar al-Assad, thotë se rritja e aktivitetit të saj ushtarak në Siri është pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të mposhtur terrorizmin.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë më 13 shtator se Moska do të vazhdojë të dërgojë furnizime ushtarake në Siri.

XS
SM
MD
LG