Ndërlidhjet

UNHCR, i shqetësuar me murin hungarez


Kufiri i Hungarisë me Serbinë
Kufiri i Hungarisë me Serbinë

Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara ka thënë të hënën se secili vend ka të drejtë të mbrojë kufijtë e tij, por, megjithatë, ka shprehur shqetësim se muri me tela i Hungarisë në kufi me Serbinë mund të kufizojë të drejtat e atyre që kërkojnë azil.

“Ne e njohim të drejtën e secilit vend për të mbrojtur kufijtë me mjete dhe metoda që janë të nevojshme”, ka thënë zëdhënësi i UNHCR-së, Erno Simon.

Por, pasi Hungaria ka mbyllur pikëkalimin kryesor për migrantët në kufi me Serbinë, Simon ka thënë se “është shumë e rëndësishme” që të mos vendoset asnjë barrierë për njerëzit që ikin nga lufta dhe persekutimi.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG