Ndërlidhjet

logo-print

BE: Pajtueshmëri “parimore” për shpërndarjen e refugjatëve


Pamje e migrantëve në rrugët e Hungarisë

Pamje e migrantëve në rrugët e Hungarisë

Ministrat e brendshëm të Bashkimit Evropian mbrëmë janë pajtuar “në parim” për programin e shpërdndarjes së 120 mijë refugjatëve, që kanë kërkuar azil në Greqi, Itali dhe Hungari.

Qeveria e Luksemburgut, që aktualisht e kryeson presidencën e Këshillit ministror të BE-së, tha se ministrat pritet ta miratojnë propozim-legjislacionin në takimin e ardhshëm në Bruksel, më 8 tetor.

Në deklaratë nuk saktësohet se si do të shpërndahen azilkërkuesit e mundshëm nëpër vendet e BE-së.

Disa shtete anëtare, përfshirë Çekinë, Sllovakinë dhe Hungarinë, e kanë kundërshtuar propozimin e presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, të shpallur më 9 shtator, për bazat e kuatova të detyrueshme për pranimin e refugjatëve për secilin vend anëtar të BE-së.

XS
SM
MD
LG