Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Nderohen personat që e ndalën sulmin në trenin në Evropë


Tre shtetas amerikanë, që ndihmuan në ndaljen e sulmuesit me armatim të rëndë në trenin për në Paris, në muajin gusht, do të nderohen me medalje për trimëri nga ushtria e Shteteve të Bashkuara.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter, dhe zyrtarë të lartë ushtarakë, do t’i nderojnë dy ushtarë dhe një civil në ceremoninë në Pentagon, që do të zhvillohet më 17 të këtij muaji.

Me medalje do të nderohen ushtarët, Spencer Stone dhe Alek Skarlatos, dhe civili 23 vjeçar, Anthony Sadler.

Të tre individët, shokë të shkollës që ishin në pushim në Evropë, kur ka ndodhur sulmi, janë nderuar me medalje edhe nga Franca.

XS
SM
MD
LG