Ndërlidhjet

Rusi: Faqja e Kremlinit është sulmuar nga hakerët


Hakerët e kanë sulmuar “shumë fuqishëm” faqen në Internet të presidencës së Rusisë më 13 shtator, ka njoftuar mbrëmë qeveria e Rusisë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e ka ndërlidhur sulmin me zgjedhjet rajonale në Rusi, që u mbajtën gjatë fundjavës, dhe në të cilat opozita ishte përpjekur t’i sfidonte politikanët e ndërlidhur me qeverinë, në vetëm një rajon, ku ishte lejuar të garoj.

“Të dielën është kryer një sulm shumë i fuqishëm simultan në faqen e presidentit të Rusisë”, tha Peskov.

Mëtutje, ai ka theksuar se nuk ka informacione se kush ka mundur ta kryej këtë sulm, që për një kohë të shkurtër ka shkaktuar mbylljen e faqes.

XS
SM
MD
LG