Ndërlidhjet

SHBA: Gatishmëri për ta ftuar Malin e Zi për anëtarësim në NATO


Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, duke pasur parasysh se ky vend vazhdon t’i kryej reformat dhe për shkak të rritjes së mbështetjes popullore për anëtarësim në aleancën perëndimore të sigurisë, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Në një bisedë telefonike mrëmë vonë, zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i tha kryeministrit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, se Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin ftesën për anëtarësim të Malit të Zi, në muajin dhjetor, kur mbajhet mbledhja e ministrave të jashtëm të aleancës.

“Zëvendëspresidenti dhe kryeministri janë pajtuar se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO fuqishëm do ta ankoroj Malin e Zi në institucionet Evro-atlantike, do të promovoj stabilitet më të madh rajonal në Ballkan, dhe do ta demonstroj kredibilitetin e politikës së dyerve të hapura të NATO-s”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Mali i Zi, vend me 620 mijë banorë, synon anëtarësim në NATO, sikur dy vendet e tjera ballkanike, Shqipëria dhe Kroacia, që u pranuan në aleancë në vitin 2009.

XS
SM
MD
LG