Ndërlidhjet

Maqedoni: Arrihet marrëveshje për prokurorin special


Pamje e një pjese të Shkupit
Pamje e një pjese të Shkupit

Partitë politike në Maqedoni kanë arritur marrëveshje për prokurorin special, që duhet të hetoj aferën e përgjimeve.

Në bazë të marrëveshjes, prokuror do të jetë Katica Janeva nga Gjevgjelia, por paraprakisht Kuvendi i Maqedonisë duhet të miratoj një ligj të veçant për funksionionin e këtij institucioni të ri ndërsa pas votimit të kuvend, prokurorja duhet të kaloj edhe në këshillin e prokurorëve.

Caktimi i saj në këtë post ka ardhur pas bisedeve të gjata mes partive që kanë përfundur sot rreth orës 5 të mëngjesit.

Siç bëhet e ditur, marrëveshja është arritur pas ndërhyrjes së përfaqësuesve ndërkombëtarë, të cilët edhe kanë propozuar emrin e prokurores.

Dallimet kryesore mes partive kishin të bënin me ekipin e prokurorit special, por në bazë të marrëveshjes, vet prokurori do të caktoj numrin e ndihmësve të tij.

Afati për zgjedhjen e prokurorit skadonte sot dhe dështimi eventual i bisedimeve rrezikonte tërë marrëveshjen politike që ishte arritur me ndihën e përfaqësueve ndërkokombëtar.

Kreu i LSDM-së opozitare, Zoran Zaev, ishte kërcënuar se në rast të dështimit të bisedimeve, do të vazhdonte publikimin e bisedave të përgjuara telefonike të zyrtarëve të cilët pretendon se janë përfshirë në krime të rënda.

XS
SM
MD
LG