Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se dialogu ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit, për zgjidhjen e krizës në Siri, është i domosdoshëm.
Këto komente ai i ka bërë sot, pasi është pyetur se a janë të mundshme bisedimet për Sirinë, ndërmjet presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe atij amerikan, Barack Obama.
Kjo çështje u aktualizua pas raporteve për shtimin e pranisë ushtarake ruse në Siri.
Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha dje se lëvizjet e Rusisë afër qytetit sirian, Latakia, sugjerojnë se Moska planifikon ndërtimin e “një baze operuese ajrore” atje.
Zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis, tha se atje ka pasur lëvizje të vazhdueshmme të njerëzve dhe pajisjeve në territorin brregdetar.
Rusia, që është aleati kryesor i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, thotë se shtimi i aktivitetit të saj ushtarak, përfshirë edhe vendosajen e specialistëve ushtarakë rusë për stërvitjen e forcave të Sirisë, është pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për t’i shkaktuar disfatë terrorizmit.