Ndërlidhjet

Vladimir Putin përkrahë regjimin e Assadit në Siri


Takimi i sotëm në Taxhikistan i liderëve të vendeve të ish bllokut Sovjetik.

Takimi i sotëm në Taxhikistan i liderëve të vendeve të ish bllokut Sovjetik.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se është e pamundur të mposhtet grupi Shteti Islamik, pa bashkëpunim me qeverinë e Sirisë.

Këto komente Putin i ka bërë gjatë një fjalimi, të mbajtur sot në një takim të ish vendeve Sovjetike, në Taxhikistan.

Ai ka thënë se Moska e ka mbështetur me ndihmë ushtarake, presidentit sirian, Bashar al Assad dhe do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë.

Putin ka mohuar akuzat se këto veprime ruse, kanë ndikuar në rritjen e fluksit të migrantëve.

Madje ai ka thënë se pa mbështetjen e Rusisë, për regjimin e Assadit, fluksi i refugjatëve sirianë, drejt Evropës, do të ishte më i madh.

Ushtria amerikane ka thënë se veprimet e fundit të Rusisë, në qytetin bregdetar të Latakisë, në Siri, tregojnë se Rusia planifikon të ndërtojë një “bazë ajrore të operimit” atje.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se dialogu mes Moskës dhe
Washingtonit, për Sirinë, ishte i domosdoshëm.

XS
SM
MD
LG