Ndërlidhjet

Agjencitë humanitare të zhgënjyera me BE-në


UNHCR and IOM
UNHCR and IOM

Agjencitë humanitare ndërkombëtare (UNHCR, IOM) kanë shprehur zhgënjimin e tyre për dështimin e ministrave të brendshëm të Bashkimit Evropian, që të arrijnë një vendim final, për planin e shpërndarjes së 120 mijë migrantëve.

Ato kanë tërhequr vërejtjen se kjo mund të shkaktojë edhe vdekje të reja, në Detin Mesdhe, raporton Reuters.

“Ne besojmë se kjo është e arritshme dhe do kishim ecur shumë më përpara në menaxhimin e këtij kaosi,” ka thënë Melissa Fleming, zëdhënëse e Komisionerit të Lartë për Refugjatë të Agjencisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNHCR).

“Një marrëveshje vendimtare, pas asnjë vonesë, duhet të adresojë kërkesat bazuar në veprime humane, nga ana e te gjitha vendeve të BE-së,” është thënë në deklaratën e UNHCR-së.

Reagime ka pasur edhe nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).

“Ne frikësohemi se veprime të tilla nga ana e BE-së do të shkaktojnë më shumë vdekje “ ka thënë zëdhënësi i IOM-it, Leonard Doyle, në një konferencë për media, në Gjenevë.

“Vendimet e disa qeverive të vendeve të BE-së, për të rikthyer kontrollet në kufi, do të kenë efekte negative,” ka thënë ai.

UNHCR-ja, vazhdon të jetë kundër kthimit të migrantëve në Serbi, e cila ka mungesë të kapaciteteve për të plotësuar kërkesat e azilkërkuesve.

Rreth 3,840 migrantë kanë gjetur vdekjen këtë vit në detin Mesdhe, gjatë përpjekjeve të tyre, për të arritur ne Evropë.

Mbi gjysmë milioni migrantë janë numëruar të kenë kaluar kufirin e Bashkimit Evropian gjatë këtij viti, në krahasim me numrin prej 280 mijësh të regjistruar në vitin 2014.

Të dhënat janë publikuar nga agjencia evropiane e kufirit, Frontex.

XS
SM
MD
LG