Ndërlidhjet

logo-print

Vdesin 22 migrantë në detin turk


Foto arkivi.

Foto arkivi.

Së paku 22 refugjatë, në mesin e tyre edhe katër fëmijë kanë humbur jetën në bregdetin turk kur anija është fundosur derisa ishte duke lundruar për ishullin Kos në Greqi.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se Gjermania dhe Austria kanë bërë thirrje për një samit të jashtëzakonshëm, javën tjetër, për vendet e BE-së për krizën e migrantëve.

Në një konferencë për media sot në Berlin, Merkel ka thënë se Gjermania, Suedia dhe Austria, nuk mund ta përballojnë të vetme krizën e migrantëve.

Hungaria sot ka mbyllur pikën kufitare me Serbinë, para syve të migrantëve nga Siria , Afganistani dhe vendet tjera.

Zyrtarë të Hungarisë kanë thënë se deri tani kanë arrestuar 60 migrantë, bazuar në ligjin e ri, dhe se planifikon t’i dënojë ata.

XS
SM
MD
LG