Ndërlidhjet

logo-print

Hungaria thotë se do të ndërtoj rrethojë edhe në kufi me Rumaninë


Ministri i jashtëm i Hungarisë Peter Szijjarto.

Ministri i jashtëm i Hungarisë Peter Szijjarto.

Ministri i jashtëm i Hungarisë Peter Szijjarto, ka thënë se vendi i tij planifikon të ndërtojë një rrethojë me tela gjemborë edhe përgjatë kufirit të saj me Rumaninë, për të ndalur fluksin e migrantëve, raporton Associated Press.

Szijjarto ka thënë se rrethoja do “të përfshijë një distancë të arsyeshme” përgjatë kufirit, e jo tërë hapësirën kufitare, prej 450 kilometrave.

Sipas tij rrethoja do të ndërtohet deri në pikën ku takohen kufijtë e Hungarisë, Serbisë dhe Rumanisë, në lumin Maros, që përfshin një distancë prej 25 kilometrave.

Hungaria sot ka mbyllur pikën kufitare me Serbinë.

Zyrtarë të Hungarisë kanë thënë se deri tani kanë arrestuar 60 migrantë, bazuar në ligjin e ri, dhe se planifikon t’i dënojë ata.

XS
SM
MD
LG