Ndërlidhjet

Vazhdon paraburgimi i pilotes ukrainase në Rusi


Nadia Savchenko. Foto arkivi.

Nadia Savchenko. Foto arkivi.

Një gjykatë në Rusi, ka vendosur se pilotja ukrainase Nadia Savchenko, duhet të qëndrojë në burg në Rusi, përderisa gjykimi i saj është duke vazhduar .
Savchenko është në paraburgim që nga nga qershori i viti të kaluar.

Ajo mund të dënohet me 25 vjet burg, për çka autoritete ruse e akuzojnë, për pjesëmarrje në vrasjen e dy korrespodentëve rusë, në lindje të Ukrainës.

Savchenko, e cila ka mohuar akuzat, ka thënë se ajo është zënë nga separatistët pro rusë dhe është transferuar ilegalisht në Rusi.

Në paraqitjen e saj të fundit sot, gjykata ka refuzuar kërkesën e saj të lirohet gjatë gjykimit, në bazë të imunitetit diplomatikë që ka ajo si delegate e Ukrainës, në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës.

XS
SM
MD
LG