Ndërlidhjet

Putin i gatshëm të takojë Obamën


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Kremlini ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të takojë homologun e tij amerikan, Barack Obama, kur të vizitojë Kombet e Bashkuara, pas pak ditësh.

“Presidenti Putin është gjithmonë i hapur për dialog, sidomos me kolegun e tij, presidentin Obama”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka thënë se Obama dhe Putin mund të takohen në Nju Jork, por nuk ka konfirmuar ndonjë plan konkret.

Putin do të arrijë në Nju Jork më 28 shtator, ku do t’i adresohet Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Obama dhe Putin janë takuar për herë të fundit në nëntor të vitit 2014 në një samit në Pekin.

Konflikti në Ukrainë, që ka shpërthyer vitin e kaluar, ka tensionuar marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Rusisë.

XS
SM
MD
LG