Ndërlidhjet

Facebook bën gati butonin “s’e pëlqej”


Ilustrim
Ilustrim

Rrjeti social Facebook është duke u bërë gati për të shtuar butonin “s’e pëlqej”, ka thënë themeluesi i tij, Mark Zuckerberg.

Në një sesion pyetje-përgjigje në Kaliforni, ai ka thënë se butoni do të jetë një mënyrë për njerëzit për të shprehur keqardhjen.

Zuckerberg ka shtuar se ai nuk do që opsioni i ri të jetë mekanizëm me të cilin njerëzit mund të zhvlerësojnë postimet e të tjerëve.

Në vend të kësaj, ai duhet të përdoret për “postime të trishtuara”, ka thënë Zuckerberg.

Ai ka krijuar Facebook-un në vitin 2004 derisa ka qenë student i Harvardit.

XS
SM
MD
LG