Ndërlidhjet

SHBA konfirmon vizitën shtetërore të Xisë


Obama dhe Xi - foto arkivi
Obama dhe Xi - foto arkivi

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se presidentit të Kinës, Xi Jinping, do t’i jepet mirëseradhje shtetërore gjatë vizitës së tij këtë muaj.

Vizita e Xisë vjen pas udhëtimit të presidentit amerikan, Barack Obama, në Kinë, nëntorin e kaluar.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Xi do të pritet për darkë shtetërore më 25 shtator.

Një zëdhënës ka thënë se vizita “do të jetë një mundësi për të zgjeruar bashkëpunimin SHBA-Kinë” dhe “për të adresuar mosmarrëveshjet në mënyrë konstruktive”.

XS
SM
MD
LG