Ndërlidhjet

Qindra migrantë arrijnë në Kroaci


Sid, Kroaci

Sid, Kroaci

Qindra migrantë në Serbi janë nisur drejt Kroacisë, pasi Hungaria ka mbyllur kufirin.

Mediat serbe raportojnë se së paku 10 autobusë me migrantë kanë arritur në qytetin Sid në kufi me Kroacinë.

Një kameraman i agjencisë Reuters ka thënë se ka parë së paku 100 migrantë duke ecur nëpër arat e Kroacisë.

Të martën, Hungaria ka mbyllur tërësisht kufirin me Serbinë, në përpjekje për të ndaluar migrantët, të cilët e shfrytëzojnë këtë vend si rrugë drejt shteteve më të begatta të BE-së.

Amnesty International ka thënë se vendosja e ushtrisë hungarze në kufi është “tronditëse”.

Por, kryeministri hungarez, Viktor Orban, i ka mbrojtur masat, duke thënë se ai është duke vepruar për të ruajtur “Evropën e krishterë”.

Mbi 500,000 migrantë kanë hyrë në BE qysh në fillim të vitit 2015.

Shumica e tyre kanë ikur nga luftërat në Siri, Irak dhe Afganistan.

XS
SM
MD
LG