Ndërlidhjet

Kremlini mohon bisedën Putin-Elton John


Mesazhi i Elton Johnit në Instagram

Mesazhi i Elton Johnit në Instagram

Kremlini ka mohuar se presidenti Vladimir Putin ka kontaktuar yllin e popit, Elton John, i cili ka thënë se do që të bisedojë me të për të drejtat e homoseksualëve.

John ka thënë se dëshiron të flasë me Putinin për qëndrimin e tij “qesharak”.

Më vonë, në një mesazh në Instagram, John ka falënderuar Putinin për bisedën telefonike.

Por, zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, ka thënë se nuk ka ndodhur asnjë bisedë midis tyre.

Në mesazhin e këngëtarit thuhej: “Pres takimin me ju ballë për ballë për të diskutuar barazinë e LGBT-së (lesbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transseksualëve) në Rusi”.

Zyra e tij ka konfirmuar se dy burrat kanë biseduar.

Por, Peskov u ka thënë gazetarëve se raportet për bisedën nuk janë të vërteta.

Elton John, ndërkaq, ka zbuluar se është homoseksual në vitin 1988, pasi është divorcuar nga gruaja e tij gjermane, Renate Blauel.

Ai është martuar me partnerin e tij, David Furnish, vitin e kaluar.

Rusia përballet me kritika ndërkombëtare për shkak të ligjeve të saj kundër homoseksualitetit.

XS
SM
MD
LG