Ndërlidhjet

Komuniteti detar “është përgjysmuar”


Ilustrim

Ilustrim

Komuniteti i gjitarëve detarë, zogjve, peshqve dhe zvarranikëve, është zvogëluar për 49 përqind qysh në vitin 1970, thuhet në një raport.

Ndikim në këtë rënie, sipas raportit, ka pasur mbipeshkimi dhe ndryshimi klimatik.

Dokumenti është përgatitur nga Fondacioni Botëror i Kafshëve të Egra dhe Shoqëria Zoologjike e Londrës.

“Aktiviteti njerëzor ka dëmtuar rëndë oqeanin, me kapjen e peshkut më shpejt sesa mundësitë e tij për riprodhim”, ka thënë Marco Mabertimi, udhëheqës i Fondacionit Botëror të Kafshëve të Egra, raporton BBC.

Sipas studimit, edhe dioksidi i karbonit po zhytet në oqeane, duke i bërë ato më acidike dhe, rrjedhimisht, duke dëmtuar një numër të specieve.

XS
SM
MD
LG