Ndërlidhjet

SHBA: Demokratët e bllokuan refuzimin e marrëveshjes atomike


Pamje e ndërtesës së Kongresit të Shteteve të Bashkuara në Uashington

Pamje e ndërtesës së Kongresit të Shteteve të Bashkuara në Uashington

Demokratët në Senatin e Shteteve të Bashkuara për të dytën hetë e kanë bllokuar legjislacionin, me të cilin do të shkatërrohej marrëveshja atomike ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Republikanët po bëjnë presion duke u angazhuar fuqishëm për një rezolutë, me të cilën do të kundërshtohej marrëveshja, që synon kufizimin e programit atomik iranian, në këmbim për lehtësimin e sanksioneve ndërkombëtare ekonomike.

Por, mbrëmë vonë, republikanët dështuan për të dytën herë, t’i sigurojnë 60 votat e nevojshme për vazhdimin e procedurës së rezolutës së tyre.

Megjithatë, votimi i mbrëmshëm nuk do të jetë i fundit, pasi i frustruar me rezultatin e votimit, lideri i shumicëss republikane në Senat, Mitch McConnell, e ka caktuar votimin e tretë për nesër, lidhur me propozim legjislacionin, me të cilin presidentit amerikan, Barack Obama, nuk do t’i lejohej tërheqja e sanksioneve derisa Irani nuk e njeh Izraelin si shtet dhe nuk i liron të burgosurit amerikanë që mbahen në Iran.

XS
SM
MD
LG