Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Rusia t’i bashkohet koalicionit kundër IS-it


Josh Earnest gjatë një mbledhjeje me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë

Josh Earnest gjatë një mbledhjeje me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë

Shtëpia e Bardhë tha se do të dëshironte ta shihte Rusinë të angazhohet në koalicionin ndërkombëtar, që lufton kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Siri, e jo ta ndërtoj praninë ushtarake të saj në këtë vend.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, tha mbrëmë vonë se presidenti amerikan, Barack Obama, nuk ka folur me presidentin rus,Vladimir Putin, për këtë çështje, por këtë do ta bëjë kur presidenti “përcakton se kjo do t’i avanconte interesat tonë”.

Presidenti rus, Vladimir Putinm, dje më herët gjatë ditës tha se është e pamundshme t’i shkaktohet disfatë grupit militant, Shteti Islamik, pa bashkëpunim me qeverinë e Sirisë dhe se Rusia do të vazhdoj ta ndihmoj ushtarakisht Damaskun.

Por, zyrtarët amerikanë janë të shqetësuar se prania e shtuar ushtarake ruse në Siri, synon më tepër forcimin e qeverisë së presidentit sirian, Bashar al-Assad, dhe nuk ka për qëllim të kërkoj tranzicion në një udhëheqje të re, apo t’i luftoj grupet militante.

Forcimi i Assadit është “destabilizues dhe kundërproduktiv”, tha Josh Earnest, dhe ka shtuar se “ajo që ne dëshirojmë të shohim nga rusët, është angazhimi më tepër konstruktiv me 60 anëtarët e tjerë të kaolicionit, që udhëhiqet nga Shtetet Bashkuara, i cili është i fokusuar në degradimin dhe përfundimisht, shkatërrimin e grupit ISIL”.

XS
SM
MD
LG