Ndërlidhjet

Kroaci: Ekspertët e deminimit në kufirin me Serbinë


Migrantët janë nisur në drejtim të Kroacisë, pasi Hungaria e ka mbyllur kufirin me Serbinë

Migrantët janë nisur në drejtim të Kroacisë, pasi Hungaria e ka mbyllur kufirin me Serbinë

Kroacia i ka dërguar ekspertët e deminimit në kufirin me Serbinë, ku migrantët po kalojnë në këmbë dhe ekziston mundësia që ata të rrezikohen nga minat, që kanë mbetur në këtë territor nga lufta në Kroaci, në periudhën 1991-95.

Një zyrtar në Qendrën e deminimit në Kroaci i tha sot afgjencisë Reuters se ekipi i ekspertëve është dërguar në pjesën lindore të kufirit të Kroacisë, me kërkesë të policisë.

Raportohet se një pjesën lindore të Kroacisë janë gjashtë rajone, ku kroatët kishin luftuar kundër forcave serbe gjatë shkatërrimit të ish-Jugosllavisë, në të cilat ishin vendosur mina tokësore.

Njëri nga rajonet e tilla është përgjatë kufirit të Kroacisë me Hungarinë dhe Serbinë.

Qindra migrantë janë parë sot duke i kaluar terrenet në kufirin Kroaci – Serbi, pasi Hungaria dje e ka mbnyllur kufirin e saj me Serbinë.

Më se 500 njerëz janë vrarë nga minat tokësore në Koraci gjatë 20 viteve të kaluara.

XS
SM
MD
LG