Ndërlidhjet

Shqipëri: Janë shkatërruar gati të gjitha bimët e drogës


Pamje nga operacioni i policisë së Shqipërisë në fshatin Lazarat në qershor të vitit 2014

Pamje nga operacioni i policisë së Shqipërisë në fshatin Lazarat në qershor të vitit 2014

Autoritetet e Shqipërisë thonë se i kanë shkatërruar pothuajse të gjitha bimët e drogës të mbjella në këtë vend ballkanik.

Ministri i brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, tha sot se deri tash këtë vit, janë shkatërruar 690 mijë, ose 99.2%, e bimëve të kanabisit në 44 hektarë.

Vitin e kaluar, policia i ka shkatërruar afro 550 mijë bimë të kanabisit dhe 102 tonelata marihuanë, me vlerë në treg në atë kohë, prej 7 miliardë eurosh, që është më tepër se dy të tretat e GDP-së vjetore në Shqipëri, raporton AP nga Tirana.

Vitin e kaluar policia e filloi goditjen ndaj prodhuesve të drogës, me ç’rast kishte depërtuar në fshatin jugor Lazarat, me makina të blinduara.

Por, kultivuesit e drogës e kishin sulmuar policinë me armatim automatik dhe raketa.

Në këtë fshat, që është 200 kilometra në jug të kryeqytetit Tirana, është vrarë një oficer i policisë kur policia e përsëriti goditjen në qershor të këtij viti.

“Lufta kundër drogës nuk ka përfunduar”, tha ministri Tahiri, dhe ka shtuar se “ka çmim të lartë dhe është ekstremisht e vështirë, por ajo vazhdon”.

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe Italisë e kanë lavdëruar Shqipërinë dhe kanë shprehur përkushtim për mbështetje në këtë luftë.

Pos pranisë së Guardia di Finanza të Italisë, Uashingtoni e ka nominuar një prokuror federal dhe një agjent të FBI-së për ta ndihmuar policinë lokale.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nga operacionet e policisë kundër kultivimit të drogës, bandave kriminale u janë shkaktuar humbje prej miliarda eurosh.

XS
SM
MD
LG