Ndërlidhjet

Taxhikistan: U vra ish-zyrtari i lartë i mbrojtjes


Pjesëtarët e policisë speciale të qeverisë së Taxhikistanit gjatë aksionit në Romit Gorge

Pjesëtarët e policisë speciale të qeverisë së Taxhikistanit gjatë aksionit në Romit Gorge

Ministria e brendshme e Taxhikistanit ka konfirmuar sot se ish-zëvendësministri i mbrojtjes, i shndërruar në kryengritës, Abdulhalim Nazarzoda, është vrarë sot, së bashku me 10 mbështetës të tij, gjatë përleshjes me forcat speciale qeveritare në rajonin malor, Romit Gorge.

Qeveria e Taxhikistanit e fajëson Nazarzodën dhe luftëtarët e tij, për sulmet më 4 shtator, kundër një stacioni policor dhe një baze afër kryeqytetit Dushanbe, me ç’rast janë vrarë 26 vetë, 9 policë dhe 17 militantë.

Presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon, e kishte shkarkuar Abduhalim Nazarzodën, pas sulmeve më 4 shtator dhe e kishte akuzuar atë për “kryerje të krimit”.

XS
SM
MD
LG