Ndërlidhjet

Hungari: Përleshje ndërmjet policisë dhe migrantëve në kufi


Një grup i migrantëve duke ecur në anën e Serbisë afër kufirit të Kroacisë

Një grup i migrantëve duke ecur në anën e Serbisë afër kufirit të Kroacisë

Policia e Hungarisë është përleshur sot me disa qindra migrantë, të zemëruar pa masë se ishin bllokuar nga kalimi i kufirit nga Serbia në Hungari. Ata në këtë situatë e hapën një rrugë të re për në Koraci, për t’iu shmangur barrierës me tela gjemborë të Hungarisë përgjatë kufirit me Serbinë, raporton AFP nga vendi Roshke në Hungari.

Policia ka hedhur gaz lotjsellës dhe ka vendosur topa uji, për ta shpërndarë atë që thuhet se ishte masë “agresive” prej afro 500 njerëzve, ndërsa helikopterët policorë kanë qarkulluar mbi ta.

Sot më herët gjatë ditës, Kroacia e kishte hapur kalimin për migrantët që synonin të gjejnë rrugë të reja për në Evropën perëndimore, pasi Hungaria e ka mbyllur kufirin e saj me Serbinë, ndërsa shtetet anëtare të Bashkimit Evropian i kanë ashpërsuar kontrollet në kufijtë e tyre për shkak të fluksit të paprecedent të imigrantëve.

Në mëngjes, një numër i vogël i femrave dhe fëmijëve kanë kaluar nga Serbia në Kroaci, ndërsa më vonë kanë kaluar edhe 370 vetë, kryesisht nga Siria dhe Afganistani, ka raportuar një korrespondent i AFP në vendin e ngjarjes.

Autoritetet e Kroacisë thonë se gjatë ditëve të ardhshme presin që të arrijnë afro 4 mijë vetë.

XS
SM
MD
LG