Ndërlidhjet

logo-print

Britani: Ballafaqimi i parë Cameron – Corbyn


Lideri i ri opozitar, Jeremy Corbyn, duke i bërë pyetje kryeministrit Cameron në Parlamentin e Britanisë

Lideri i ri opozitar, Jeremy Corbyn, duke i bërë pyetje kryeministrit Cameron në Parlamentin e Britanisë

Lideri i ri i zgjedhur i Partisë Laburiste në opozitë në Britani, Jeremy Corbyn, në paraqitjen e tij të parë në “kohën e pyetjeve për kryeministrin” në Parlamentin e Britanisë, sot ka kërkuar përfundimin e konfrontimeve ndonjëherë tejet të ashpra ndërmjet qeverisë dhe opozitës.

Ai ka kërkuar nga kryeministri, David Cameron, që të heq dorë nga deklaratat hiperbolike dhe të përgjigjet në mënyrë kuptimplote ndaj pyetjeve, që janë bërë nga afro 40 mijë shtetas, që i janë përgjigjur ftesës së zotit Corbyn për t’i dërguar pyetjet e tyre për çështjet që u interesojnë.

Zoti Cameron e ka uruar liderin e ri opozitar, Jeremy Corbyn, për fitoren e tij në garën për udhëheqje në Partinë Laburiste.

“E di se ne kemi shumë mospajtime të fuqishme”, tha Cameron dhe ka shtuar se duhet të punojnë së bashku për interesin kombëtar, kur kjo është e mundshme.

XS
SM
MD
LG