Ndërlidhjet

Uashington: Joe Biden u takua me Aleksandar Vuçiqin


Joe Biden
Joe Biden

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u takua mbrëmë në Uashington, me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ç’rast ka theksuar rëndësinë strategjike, që sipas tij, kanë përpjekjet e Serbisë për të nxitur pajtimin rajonal në Ballkan dhe çuarjen përpara të dialogut me Kosovën, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Sipas zyrës së zëvendëspresidentit, Joe Biden dhe Aleksandar Vuçiq, diskutuan edhe për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, për të cilin të dy udhëheqësit janë dakord se do të garantonte qëndrueshmërinë dhe begatinë afatgjatë për Serbinë dhe rajonin, raporton Zëri i Amerikës.

Zoti Biden përshëndeti përpjekjet dhe durimin, që sipas tij, po tregon Serbia për të përballuar valën e refugjatëve dhe krizën e tanishme të emigracionit. Ai premtoi se do të shikojë mundësinë që SHBA të japin mbështetje shtesë.

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu mbi zbatimin nga Serbia të reformave të nevojshme ekonomike dhe mbi rëndësinë e krijimit të një klime pozitive biznesi për të tërhequr investimet e ardhshme amerikane në Serbi. Ata diskutuan edhe mbi çështjen e sigurisë energjitike dhe të sundimit të ligjit.

XS
SM
MD
LG