Ndërlidhjet

OSBE: Kërkohen hetime të plota për zhdukjen e gazetarit


Dunja Mijatoviq
Dunja Mijatoviq

Përfaqësuesja e lartë për media e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Dunja Mijatoviq, u ka bërë thirrje autoriteteve në Ukrainë, për hetime të plota për vrasjen e gazetarit investigativ, Heorgiy Gongadze, në 15 vjetorin e zhdukjes së tij.

Gazetari Georgadze ishte zhdukur më 16 shtator 2000, ndërsa më vonë është gjetur trupi i shkatërruar i tij, i varrosur në një gropë të thellë, në një hapësirë me drunjë jashtë Kievit.

“Përfundimisht, Gongadze e ka paguar çmimin për punën e tij të guximshme”, ka thënë Dunja Mijatoviq, dhe ka shtuar se “pas 15 vitesh, vrasja e tij vazhdon të ketë efekt të heshtjes në lirinë e shprehjes dhe mediat e lira në Ukrainë”.

Ajo ka kërkuar që “organizatorët që kanë dorë në këtë krim të egër duhet të dalin para drejtësisë”.

Mëtutje, Dunja Mijatoviq ka shprehur shqetësim për mungesën e progresit në hetime për së paku nëntë vrasje dhe shumë sulme kundër gazetarëve në Ukrainë, prej prillit të vitit 2014, kur ka filluar lufta e separatistëve prorusë kundër forcave të qeverisë së Ukrainës, në pjesën lindore të këtij vendi.

XS
SM
MD
LG