Ndërlidhjet

Ukrainë: Rusia të mos ketë të drejtë të vetos në OKB


Pamje nga një seancë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
Pamje nga një seancë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Ukraina i ka shtuar përpjekjet për kufizimin e vetos së Rusisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, meqë Kievi thotë se i ka mundësuar qeverisë së Rusisë, që ta bllokoj aksionin ndërkombëtar për ndëshikimin e Moskës për “agresion”.

Parlamenti i Ukrainës sot e ka miratuar rezolutën, e cila kërkon reformë urgjente në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku Rusia e ka të drejtën e vetos, si njëra nga pesë vendet anëtare të përhershme.

Në rezolutë, po ashtu, kërkohet që vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara të “ndërmarrin të gjitha masat e mundshme për ta ndalur agresionin e Rusisë kundër Ukrainës”.

Rusia e ka aneksuar Krimenë e Ukrainës vitin e kaluar dhe, sipas Kievit e perëndimit, i ka mbështetur separatistët prorusë në luftën e tyre kundër forcave qeveritare të Ukrainës, në pjesën lindore të këtij vendi.

Rusia i ka hedhur poshtë akuzat se i mbështet kryengritësit në pjesën lindore të Ukrainës.

Nga ky konflikt, që ka filluar në prill të vitit të kaluar, janë vrarë së paku 7,900 vetë.

XS
SM
MD
LG