Ndërlidhjet

Ukraina vendos sanksione ndaj politikanëve rusë dhe gazetarëve ndërkombëtar


 Petro Poroshenko.

Petro Poroshenko.

Ukraina ka vendosur sanksione të reja dhe i ka zgjatur masat kundër disa politikanëve dhe kompanive ruse.

Por këto masa do të vlejnë edhe për gazetarët e punësuar nga BBC-ja dhe disa gazeta tjera gjermane e spanjolle, lidhur me zgjedhjet e planifikuara në rajonet separatiste.

Presidenti Petro Poroshenko, ka thënë se kjo vjen si përgjigje ndaj separatistëve, të cilët kanë caktuar datën për “zgjedhje ilegale”.

Lideri i vetëshpallur i separatistëve, në rajonin e Donteskut, Alexander Zakharchenko, ka paralajmëruar datën 18 tetor për zgjedhje, në këtë rajon.

Përderisa zgjedhjet në rajonin e Luhanskut janë paraparë, për 1 nëntor.

Sipas marrëveshjes së Minskut, është caktuar që zgjedhjet të mbahen në të gjithë Ukrainën, ashtu siç është përcaktuar që zgjedhjet lokale të mbahen, me 25 tetor.

XS
SM
MD
LG