Ndërlidhjet

Pakistani arreston një financues të Al- Qaedas dhe grupeve tjera terroriste


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Policia pakistaneze ka arrestuar një ish pilot që akuzohet se ka financuar krahun e ri të Al Qaedas, në Azinë Jugore dhe disa sulme tjera terroriste.

Zyrtari për anti- terrorizëm, Naveed Khawaja, ka konfirmuar arrestimin e Syed Sheaba Ahmad, në qytetin Karachi.

Ahmad konsiderohet të jetë biznesmen, i dy kompanive me kemikate, në Karachi dhe Iran.

Ai akuzohet se ka dhënë shuma të mëdha të të hollave për talibanët.

Ai ka financuar militantët, të cilët kanë mbytur 50 anëtarë, të pakicës Ismaili Shia, në Pakistan, në maj.

Policia po heton përfshirjen e tij të mundshme edhe me grupin e Shtetit Islamik.

Syed Sheaba Ahmad, ka shërbyer në Pakistan si pilot, gjatë vitit 1998.

XS
SM
MD
LG