Ndërlidhjet

Mozambiku pastrohet nga minat


Foto arkivi.

Foto arkivi.

Mozambiku thotë se ka larguar të gjithë minat nga territori i saj, pas një punë 20 vjeçare, për deminim.

Rreth 171 mijë mina tokësore janë larguar, thotë një zyrtare e organizatës britanike, Halo Trust, e cila ka udhëhequr procesin e deminimit, raporton BBC.

Minat ishin vendosur gjatë luftës për pavarësi të Mozambikut, duke mbetur edhe gjatë luftës civile në vend.

Shumë nga to janë vendosur edhe gjatë vitit 1990.

Organizata humanitare thotë se Mozambiku, është vendi i parë, që pastron territorin e saj tërësisht nga minat.

Mina e fundit është zhvendosur nga baza e një ure në qendër të vendit.

XS
SM
MD
LG