Ndërlidhjet

Rusia thotë se do t'i analizojë sanksionet e Ukrainës


Zëvendëskryeministri Arkady Dvorkovich.

Zëvendëskryeministri Arkady Dvorkovich.

Një zyrtar rus ka thënë se Moska është duke analizuar pasojat e mundshme të sanksioneve të reja të vendosura nga Ukraina.

Zëvendëskryeministri Arkady Dvorkovich, i ka bërë këto komente për agjencinë e lajmeve RIA.

Ukraina i ka zgjatur ose ka filluar me aplikim të sanksioneve te reja, ndaj 400 individëve dhe 90 përfaqësueseve ligjorë, si përgjigje ndaj separatistëve, të cilët kanë caktuar datën për “zgjedhje ilegale”.

Lideri i vetëshpallur i separatistëve, në rajonin e Donetskut, Alexander Zakharchenko, ka paralajmëruar datën 18 tetor për zgjedhje, në këtë rajon.

Përderisa zgjedhjet në rajonin e Luhanskut janë paraparë për 1 nëntor.

Lista e publikuar në portalin zyrtar të presidencës përfshin emra të deputetëve rusë dhe figurave rebele.

Në listë nuk mungojnë as kompanitë dhe institucionet financiare ruse.

XS
SM
MD
LG