Ndërlidhjet

14 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i dy veturave në qendër të Bagdadit.

Zyrtarë irakianë kanë thënë se sulmet kanë pasur për cak, postblloqet policore në një qendër komerciale në kryeqytet.

Sulmi i parë ka ndodhur në sheshin Bab al-Sharji, duke lënë të vrarë tetë civilë dhe së paku 21 të plagosur.

Sulmi i dytë ka ndodhur në sheshin Wathba, duke lënë të vdekur 5 persona, përfshirë dy policë, dhe 12 të plagosur.

Ende asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet, që janë të ngjashme me ato të kryera nga militantët e grupit të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG