Ndërlidhjet

5650 migrantë kanë hyrë në Kroaci


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Policia në Kroaci ka thënë se deri tash në këtë vend kanë hyrë 5650 migrantë.

Pas mbylljes së kufirit me Hungarinë, migrantët ishin të detyruar të kërkonin rrugë të reja, duke udhëtuar nga Serbia për në Kroaci.

Policia ka thënë se migrantët po hyjnë nga pika të ndryshme kufitare.

Kroacia po i transporton ata, tek qendrat e migrimit, përreth kryeqytetit Zagreb, pas regjistrimit.

Ministri i brendshëm kroat, Ranko Ostojiq, ka thënë se duhet të shqyrtohen masa të reja, nëse numri i migrantëve rritet.

Sekretari i Përgjithshëm Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon ka thënë se është ndjerë “i shokuar”, pas veprimeve të fundit të policisë hungareze, ndaj migrantëve.

Ban ka thënë se një veprim i tillë ndaj azilkërkuesve është i “papranueshëm.”

XS
SM
MD
LG