Ndërlidhjet

logo-print

Abduhalim Nazarzoda merrte urdhra nga “Partia e Rilindjes Islamike”


Ish zëvendësministri i mbrojtjes Abduhalim Nazarzoda.

Ish zëvendësministri i mbrojtjes Abduhalim Nazarzoda.

Autoritetet taxhike kanë thënë se ish zëvendësministri i mbrojtjes Abduhalim Nazarzoda, i vrarë dje gjatë një operacioni të ushtrisë, ka qenë i lidhur me partinë e ndaluar “Partia e Rilindjes Islamike”.

Në një deklaratë të zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, thuhet se Nazarzoda dhe bashkëluftëtarë e tij, të kenë marrë urdhra nga lideri i partisë, Muhiddin Kabiri, i cili aktualisht është në mërgim.

Zyra e prokurorit ka thënë se edhe shumë aktivistë të tjerë të kësaj partie janë arrestuar, nën dyshimin për bashkëpunim me Nazarzoden.

Qeveria e Taxhikistanit ka fajësuar Nazarzodën për sulmet e kryera më 4 shtator, ku mbetën të vdekur 26 persona, prej tyre 9 policë dhe 17 militantë.

XS
SM
MD
LG