Ndërlidhjet

logo-print

Kroacia dërgon ekipet e deminimit në kufi me Serbinë


Migrantët presin hyrjen në Kroaci në fshatinTovarnik, afër kufirit Kroaci - Serbi, 16 shtator 2015

Migrantët presin hyrjen në Kroaci në fshatinTovarnik, afër kufirit Kroaci - Serbi, 16 shtator 2015

Kroacia ka dërguar ekipe deminimi në kufi me Serbinë, në vendkalimin kufitar, i cili po shfrytëzohet nga migrantët e Lindjes së Mesme për të kaluar kufirin më këmbë.

Autoritetet kroate thonë se ka rrezik potencial nga minat që kanë mbetur ende aktive nga lufta në Kroaci, nga viti 1991 deri më 1995.

Sipas disa njoftimeve, janë rreth gjashtë rajone të mëdha në hapësirë, në lindje të Kroacisë, ku pretendohet se ka rrezik nga minat tokësore.

Një nga këto rajone gjendet pikërisht përgjatë kufirit të Kroacisë me Serbinë dhe Hungarinë.

Mbi 500 vetë kanë humbur jetën nga minat në Kroaci, në 20 vitet e fundit.

Kufiri Kroaci – Serbi po shfrytëzohet si rrugë alternative nga migrantët, pasi Hungaria vendosi ta mbyllë kufirin e saj me Serbinë më 15 shtator.

XS
SM
MD
LG