Ndërlidhjet

Parlamenti Evropian i thotë po planit mbështetës për migrantët


Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropianë Frans Timmermans.

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropianë Frans Timmermans.

Parlamenti Evropian ka miratuar planin mbështetës, për të shpërndarë 120 mijë migrantë dhe për t’u dalë në ndihmë Italisë, Greqisë dhe Hungarisë, si vendet e para prej nga migrantët hyjnë në BE, raporton agjencia Frans Press.

Ligjvënësit e Parlamentit Evropian miratuan planin me 124 vota për dhe 54 abstenime.

Ndërkohë që një takim tjetër i ministrave të jashtëm të BE-së, është paralajmëruar për të martën, me 22 shtator, për të diskutuar rreth planeve për një samit të mundshëm të vendeve anëtare të BE-së.

“I jemi shumë mirënjohës parlamentit për gatishmërinë që ka treguar për këtë situatë urgjente,” ka thënë zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Frans Timmermans.

Ai më tutje ka shtuar se ky votim nënkupton se Komisioni dhe Parlamenti Evropian “mund t’i thonë Këshillit se tani është koha të veproni”, është shprehur Timmermans.

XS
SM
MD
LG