Ndërlidhjet

Orban: Identiteti i Evropës në rrezik nga migrantët myslimanë


Viktor Orban, foto arkivi
Viktor Orban, foto arkivi

"Identiteti i Evropës është qenësisht i kërcënuar nga fluksi masiv i migrantëve, shumica prej tyre myslimanë, të cilët do të jetojnë bashkërisht në komunitete paralele të cilat nuk do të integrohen, nëse lejojmë hyrjen e tyre", ka thënë kryeministri hungarez, Viktor Orban, në një intervistë për gazetën The Times.

Ai është zotuar se do ta ruajë" identitetin e krishterë të Hungarisë", duke thënë se ka përplasje të pashmangshme kulturash "ndërmjet migrantëve myslimanë dhe vendeve nikoqire të BE-së, jo vetëm në baza fetare, por edhe në baza të stilit të jetës dhe vlerave në përgjithësi”.

Hungaria ka mbyllur kufirin me Serbinë, për të penguar hyrjen e migrantëve nga Lindja e Mesme, kryesisht Siria, Iraku dhe Afganistani, të cilët përmes territorit hungarez synojnë të arrijnë në Gjermani.

Mbyllja e kufirit ka nxitur përplasje të mërkurën më 16 shtator ndërmjet refugjatëve dhe forcave hungareze, të cilat kanë përdorur gaz lotsjellës dhe vrushkuj uji për të shpërndarë turmën afër kufirit.

XS
SM
MD
LG