Ndërlidhjet

Prishtinë: Opozita pamundësoi vazhdimin e seancës


Foto arkivi
Foto arkivi

Mes tensioneve të krijuara në Kuvendin e Kosovës, ndërmjet pushtetit dhe opozitës, pas kërkesës së kryeministrit Isa Mustafa që të shtyhet raportimi në Kuvend për marrëveshjet me Serbinë, seanca është ndërprerë duke ia lënë kryesisë së Kuvendit të vendos për vazhdimin e saj.

Deputetët e opozitës fillimisht u barrikaduan para ulëses së kryesuesit të seancës, Sabri Hamiti, të cilit i kërkuan që për vazhdimin e punimeve, kryeministri Isa Mustafa duhej të vinte në Kuvend që të raportojë.

Kryesuesi Hamiti, e kishte të pamundur ta kumtonte edhe rezultatin e votimit për shtyrjen e kësaj pike, pasi që disa deputetë, kryesisht të Vetëvendosjes, ia ndalnin edhe mikrofonin atij.

Në këso rrethanash, Hamiti shpalli një pauzë prej 10 minutave, për të deklaruar më vonë se seanca ndërpritet dhe se kryesia do të vendos të hënën për vazhdimin e saj.

Kryeministri Isa Mustafa e ka arsyetuar kërkesën e tij për shtyrjen e raportimit me faktin se në seancë nuk janë të pranishëm disa nga ministrat e përfshirë në kuadër të dialogut apo edhe që implikojnë çështjet që kanë të bëjnë me marrëveshjet e arritura me Serbinë.

XS
SM
MD
LG