Ndërlidhjet

Parlamenti i Ukrainës mbështeti planin për ristrukturim të borxheve


Foto arkivi.

Foto arkivi.

Parlamenti i Ukrainës ka votuar marrëveshjen për ristrukturim të borxheve, e cila do t’i mundësoj Kievit, të kursej miliarda dollarë dhe përkrah stabilitetin ekonomik.

Kryeparlamentari i Ukrainës, Volodymyr Groisman e ka quajtur këtë si “fitore të Ukrainës.”

Në anën tjetër edhe kryeministri Arseniy Yatsenyuk u ka thënë deputetëve se vota “për” do të thotë votë për “rritje ekonomike, investime të huaja, krijimi i ri i vendeve të punës dhe rritje e standardeve sociale,” ka thënë Yatsenyuk.

Megjithatë disa nga deputetët e Ukrainës, janë shprehur të pakënaqur me planin, i cili planifikon të shkurtojë, rreth 71%, të prodhimit ekonomik vjetorë, deri me 2020, nga 100% sa vlerësohet të jetë tani.

XS
SM
MD
LG