Ndërlidhjet

Sllovenia rikthen kontrollin e kufirit me Hungarinë


foto arkivi.
foto arkivi.

Komisioni Evropian ka vlerësuar se vendimi i 16 shtatorit i Sllovenisë për të rikthyer përkohësisht kontrollin mbi kufirin me Hungarinë, është në përputhje me Marrëveshjen e Schengenit.

Rikthimi i kontrollit të kufirit Slloveni – Hungari, në një komunikatë të Komisionit Evropian, thuhet se do të jetë një masë e përkohshme, e përcaktuar fillimisht të zbatohet për një periudhë 10-ditëshe.

Masa të këtilla të përkohshme kanë ndërmarrë edhe Gjermania në kufirin e saj me Austrinë dhe vetë Austria në kufirin e saj me Hungarinë.

Masat e përkohshme janë nxitur nga vala e fundit e migrantëve nga Lindja e Mesme, të cilët përmes Hungarisë dhe Austrisë, depërtonin deri në Gjermani.

Me mbylljen e kufirit Hungari – Serbi, migrantët tani janë detyruar të kërkojnë rrugë alternative, duke shfrytëzuar relacionin Kroaci – Slloveni – Austri, për të depërtuar në Gjermani.

Vendet anëtare të zonës Schengen, kanë të drejtë sipas marrëveshjes të rikthejnë kontrollin mbi kufijtë e tyre, me kusht që kjo masë të jetë e përkohshme, në rast të “kërcënimeve serioze për sigurinë”.

XS
SM
MD
LG