Ndërlidhjet

Rumania kundër shpërndarjes së migrantëve


Presidenti i Rumanisë Kalus Iohannis.
Presidenti i Rumanisë Kalus Iohannis.

Presidenti i Rumanisë, Kalus Iohannis, ka ripërsëritur qëndrimin se vendet e Bashkimit Evropian nuk mendojnë se kuotat e detyrueshme, janë zgjidhje për krizën e migranëtve, që ka përfshirë BE-në.

Rumania ka thënë se do të pranojë maksimum 1785 mijë migrantë, në bazë të skemës së saj vullnetare. Por sipas planit të ri të shpërndarjes së migrantëve, Rumania duhet të pranojë më shumë.

“Rumania po tregon solidaritet me BE-në. Por ne nuk mendojmë se kuotat e detyrueshme janë zgjidhje e problemit të migracionit,” u ka thënë Iohannis gazetarëve.

“ Është e mundshme që sipas një procedure që do të aplikohet që nga java tjetër, BE-ja do të na detyrojë që të pranojmë më shumë migrantë, sesa që kemi pranuar ne t’i marrim,” ka thënë presidenti i Rumanisë Kalus Iohannis.

XS
SM
MD
LG