Ndërlidhjet

Kryeministri i Rumanisë nën hetime


Kryeministri i Rumanisë Viktor Ponta.
Kryeministri i Rumanisë Viktor Ponta.

Ndaj kryeministrit të Rumanisë, Viktor Ponta edhe zyrtarisht janë ngritur akuza për korrupsion, përfshi evazionin fiskal dhe shpëlarje të parave.

Ponta, 42 vjeçar, është akuzuar që nga gushti i këtij viti, por ai në mënyrë të vazhdueshme ka mohuar akuzat ndaj tij dhe ka thënë se prokurorët po e “manipulojnë opinionin publik.”

Prokuroria e Rumanisë ka mbyllur hetimet e saj dhe tashmë ka dërguar lëndën tek gjykata më e lartë e shtetit.

Kryeministri Ponta ka refuzuar të jap dorëheqje, duke thënë se dëshiron të mbetet në pushtet deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që planifikohen të mbahen në dhjetor të 2016-s.

Prokurorët thonë se Ponta kishte harruar të deklaronte shpenzimet prej 45 mijë dollarëve, të një firme juridike, e aleatit të tij Dan Sova, ndaj të cilit gjithashtu janë ngritur akuzat.

XS
SM
MD
LG