Ndërlidhjet

Vatikani bën thirrje për zgjidhje të çështjes së migrantëve


Papa Françesku.
Papa Françesku.

Papa Françesku e ka dënuar sot “oqeanin e dhimbjes”, siç e ka vlerësuar ai, dhunën që ka përfshirë Sirinë dhe Irakun.

Lufta civile dhe avancimi i militantëve të grupit të Shtetit Islamik, ka ndikuar që miliona njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

Papa Françesku e ka përshkruar konfliktin në këto dy vende si një “prej tragjedive më të mëdha njerëzore në dekadat e fundit”.

A i ka bërë thirrje për zgjidhje të problemit në mënyrë paqësore.

Libani, Jordania dhe Turqia, ku janë vendosur me miliona refugjatë, i kanë pritur ata në mënyrë “bujare”, por “komuniteti ndërkombëtar duket se është i paaftë për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme,” ka thënë Papa Françesku.

XS
SM
MD
LG